RTSH 24 Live

Kosovë

Zgjedhjet në Kosovë - KQZ: Votuan mbi 73% e diasporës

09/02/2025

Zgjedhjet në Kosovë - KQZ: Votuan mbi 73% e diasporës

Të gjitha selitë fizike të ngritura në përfaqësitë e ambasadave dhe konsullatave të Kosovës në botë kanë përmbyllur procesin e votimit. Të fundit që përmbyllën procesin e votimit ishin Ambasada e Kosovës në Washington dhe Konsullata e Kosovës në New York. Votimi në këto përfaqësi diplomatike u zhvillua një ditë para datës së zgjedhjeve të 9 shkurtit, për shkak të ndryshimeve në orën lokale në SHBA, procesi i votimit u hap dje dhe mbyll sipas orarit të përshtatur ditën e sotme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se nga 20.324 qytetarë me të drejtë vote, 15.552 prej tyre votuan, duke shënuar një pjesëmarrje prej 73.56%.

Në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, procesi i votimit u zhvillua në 32 konsullata dhe ambasada të ndryshme në mbarë botën. Konsullata e Kosovës në Mynih ishte vendi me pjesëmarrjen më të lartë, ku votuan 1.521 qytetarë, pasuar nga Konsullata e Kosovës në Duzeldorf, ku votuan 1.560 qytetarë. Konsullata e Kosovës në Cyrih ka regjistruar gjithashtu 1.470 votues.

Bashkatdhetarët e Kosovës patën mundësinë të votojnë në 43 vendvotime të hapura në ambasada dhe konsullata të Kosovës në mbarë botën, duke kontribuar në procesin zgjedhor për zgjedhjen e qeverisë së ardhshme.

/rtsh.al/