RTSH 24 Live

Politikë

Zgjedhjet e 2025, Meta: Partia e Lirisë do donte të dilte me logon dhe flamurin e saj

7 orë para

Zgjedhjet e 2025, Meta: Partia e Lirisë do donte të dilte me logon dhe flamurin e saj

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se partia e tij dëshiron që të dilte me flamurin dhe logon e saj në zgjedhjet e 2025, por shton se Partia e Lirisë mbetet luajal ndaj çdo vendimi dhe veprimi opozitar.

Në një konferencë për mediat, Meta foli edhe për takimin me deputetin demokrat Flamur Nokën një ditë në parë, ku tha se bisedimet u fokusuan për koordinim të veprimit opozitar por edhe për bashkëpunimin në zgjedhjet e 2025.

“Jam takuar dje me Nokën. Ka qenë një takim miqësor, është diskutuar për tema të ndryshme të bashkëpunimit, që nga përshkallëzimi i protestave dhe koordinimi më i mirë i veprimit opozitar, për të forcuar bashkëpunimit në drejtim të zgjedhjeve 2025. Zgjedhjet e 2025 janë të rrezikuara, apelojmë për rritjen e mobilizimit opozitar për të mbrojtur votën nga ky regjim”, tha Meta.

I pyetur nëse kandidatët e Partisë së Lirisë do të ishin pjesë e listës së PD, Meta tha se ai dëshiron të dalë me logon dhe flamurin e partisë së tij.

“Partia e Lirisë në çdo rast do donte fitoren e opozitës. Do të preferonim që të dilnim me logon dhe flamurin tonë,  por kjo është një çështje që nuk e vë në diskutuam gatishmërinë dhe besimin tonë ndaj aksionit opozitar”, u shpreh Meta.  

/rtsh.al/