RTSH 24 Live

Politikë

Ndarja e papritur nga jeta e ish-deputetit Gerti Bogdani, Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë e nderon me një minutë heshtje

3 orë para

Ndarja e papritur nga jeta e ish-deputetit Gerti Bogdani, Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë e nderon me një minutë heshtje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili ndërroi jetë papritur pak ditë më parë në moshën 44-vjeçare, është nderuar me një minutë heshtje nga Komiteti Ekzekutiv i Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë, me kërkesën e Presidentit, Stephen Harper.

Nderimet për ish-deputetin demokrat u bënë në takimin e rradhës të këtij Forumi më datë 23 shtator.  Në takim, Partia Demokratike përfaqësohej nga deputetja dhe Kryetarja e LDG,  Albana Vokshi.

Pjesë e takimit ishte edhe miratimi i aplikimeve për anëtarësim të dy partive italiane, "Fratelli d’Italia" dhe "Forza Italia".

Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë është e vetmja organizatë ndërkombëtare me parti anëtare nga të gjithë kontinentet. Shumë nga anëtarët e saj vijnë nga demokracitë e sapokrijuara gjatë viteve ’90.

 

/ rtsh.al /