RTSH 24 Live

Botë

Zelensky: Shkelja e sanksioneve duhet të trajtohet si bashkëpunim në luftë

7 orë para

Zelensky: Shkelja e sanksioneve duhet të trajtohet si bashkëpunim në luftë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se dështimi i vendeve të tjera për të respektuar sanksionet kundër Rusisë duhet të trajtohet si pjesëmarrje në luftën kundër Ukrainës.

Presidenti ukrainas theksoi se Rusia e vetme nuk do të kishte qenë në gjendje t'i shkaktonte një dëm të tillë Ukrainës nga sulmet e saj, të cilat ndodhin "fjalë për fjalë çdo natë".

“Çdo dron rus Shahed, çdo raketë ruse - këto janë komponentë të prodhuar në vende të tjera. Njëqind e gjashtëdhjetë e pesë njësi goditjeje në një sulm nate ruse - të gjitha këto Iskander, raketa Kalibr dhe mjete të tjera për të vrarë - do të thotë qindra apo edhe mijëra komponentë nga vendet e tjera evropiane, Kina, madje edhe Amerika”, u shpreh ai.

Pa komponentë të tillë kritikë, Rusia nuk do të ketë aftësi të shkatërrojë jetët e kombeve të tjera. Prandaj, është thelbësore që sanksionet të jenë vërtet të forta dhe të pamundura për t'u anashkaluar në asnjë rrethanë.

Nuk duhet të mbetet asnjë mënyrë për të furnizuar Rusinë me komponentë kritikë për industrinë e saj të mbrojtjes.

Çdo shkelje e sanksioneve duhet të konsiderohet si bashkëpunim në luftë dhe ata që ndihmojnë në shkatërrimin e jetëve duhet të mbajnë përgjegjësi”.

/rtsh.al/