RTSH 24 Live

Politikë

Zelenski mesazh Begajt: Vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë, presim me padurim një të ardhme paqësore evropiane

25/02/2024

Zelenski mesazh Begajt: Vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë, presim me padurim një të ardhme paqësore evropiane

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, ka falënderuar presidentit shqiptar, Bajram Begaj për solidaritetin e vendit tonë me Ukrainën. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, Zelenski shprehet se pret me padurim sigurimin e një të ardhmeje paqësore evropiane, si për vendet tona ashtu edhe për Evropën në tërësi.

“Faleminderit për fjalët tuaja të mira dhe solidaritetin e palëkundur me Ukrainën, Bajram Begaj. Ne vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë dhe presim me padurim sigurimin e një të ardhmeje paqësore evropiane si për vendet tona ashtu edhe për Evropën në tërësi”, shkruan Zelenski në X, ndërsa ka rindarë postimin e presidentit Begaj.  

Një ditë më parë (të shtunën) presidenti Begaj, me rastin e shënimit të dyvjetorit të luftës Rusi- Ukrainë kishte shkruar në platformën X:

“Dy vjet pas agresionit ushtarak të paprovokuar dhe të padrejtë të Rusisë kundër Ukrainës, ne qëndrojmë me frikë nga lufta e guximshme e popullit ukrainas për liri, dinjitet dhe sovranitet. Ne mbetemi aleatë të palëkundur të Ukrainës, duke mbrojtur së bashku këto parime universale”.  

Falënderimi i Zelenskit për presidentin Begaj vjen në prag të samitit të thirrur nga kryeministri, Edi Rama, që do të zhvillohet në Tiranë në datat 28-29 shkurt midis presidentit ukrainas dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor.  

/rtsh.al/