I ftuar në emisionin “3D nga Alban Dudushi” analisti Fitim Zekthi deklaroi se duket që në Grupin Parlamentar të PD-së ka një problem, dhe ky problem do të shfaqet më shumë sepse duket që ka një krizë përfaqësimi.
Sipas tij, në një moment kjo përplasje do të shoqërohet me pasoja për Gazment Bardhin dhe për mbështetësit e tij.
“Qëndrimit në PD i mban vetëm z. Berisha dhe kushdo që mban qëndrime të tjera është thjesht duke ja fut kot. Mënyra se si funksionon sot është që qëndrimet duhet të jenë ato të Berishës; që SPAK është në kontrollin e Rama. Dumani është koka e krimit të organizuar, që Rama kontrollon Dumani. Pra kjo është gjuha që mendohet që të flas Bardhi dhe që në agjendë themelore duhet të jetë lirimi i z. Berisha. Kjo është një krizë e gjithanshme”.
Sipas mendimit tim, tha Zekthi, Bardhi përpiqet të tregoi që ka mendim tjetër ose e rreh mendja që do të bëjë duke menduar ndryshe duke thënë që mendon ndryshe nga Berisha.
Në fund fare ky lloj diskrecioni që përpiqet të bëj z. Bardhi dhe do të shfaqet me këtë lloj përplasje do të ketë pasoja për z. Bardhi dhe për ata që mendojnë si ai.
“Ai vetë do të jetë në Parlament Mbështetësit e tij nuk do jenë në Parlament!
/rtsh.al/