RTSH 24 Live

Politikë

Hasani: Shqipëria, e përkushtuar ndaj promovimit të barazisë dhe dinjitetit

5 orë para

Hasani: Shqipëria, e përkushtuar ndaj promovimit të barazisë dhe dinjitetit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në konferencën inaugurale “HR30, Empower Talk: Qëndresa Kundër Urrejtjes & Përqafimi i të Drejtave”, së bashku me Universitetin e Essex.

Në fjalën e tij, ministri Hasani u shpreh se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj promovimit të vlerave thelbësore që mbrojmë me krenari gjatë mandatit tonë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe në rrugëtimin drejt BE-së.

Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj promovimit të barazisë, dinjitetit dhe respektit për të gjithë - vlera thelbësore që i mbrojmë me krenari gjatë mandatit tonë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe në rrugëtimin tonë drejt BE-së.

Të rrënjosur në historinë dhe traditat tona, qëndrojmë të palëkundur në angazhimin tonë të vazhdueshëm për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë”, tha ministri Hasani.

/rtsh.al/