Bakteret janë ndër mikrobet sekrete që fshihen në telefonat tanë, kanë paralajmëruar ekspertët.
Bakteret si E.Coli dhe streptokokët u gjetën në 100 për qind të ekraneve të smartfonëve në një studim mbi mikrobet e dëmshme që gjenden telefonat tonë.
Mikrobi i helmimit nga ushqimi, Bacillus Cereus dhe S. aureus që shkakton pneumoni, u gjetën gjithashtu në secilën prej 20 mostrave të marra nga 10 telefona.
Studimi testoi ekranet e telefonave të pajisjeve në pronësi të gjashtë femrave dhe katër meshkujve të moshës 22-62 vjeç.
Nga studimi rezultuan 20 koloni Streptokoke dhe Enterokok, të cilat formohen në stomakun dhe zorrët e njerëzve dhe kafshëve dhe u gjetën në ekranet e testuara.
Në kampione u gjetën edhe 20 koloni të tjera të S. aureus, të cilat paraqesin rrezikun e infeksioneve të frymëmarrjes, infeksioneve të lëkurës dhe madje edhe helmimit nga ushqimi.
Marrja e telefonave në banjë është një ndër gabimet më të mëdha që mund të bëni thonë studiuesit dhe pretendojnë se mund të ekspozoheni brenda vetëm pesë minutave ndaj mijëra mikrobeve.
Bakteret kalojnë në ajër kur shpëlani tualetin, duke rritur mundësinë që ai të bjerë në telefonin tuaj.
Studiuesit theksojnë se pronarët e telefonave duhet të vazhdojnë të pastrojnë dhe dezinfektojnë telefonat inteligjentë me peceta dezinfektuese veçanërisht kur i merrni me vete në tualet citon DailyMail.
/rtsh.al/