RTSH 24 Live

Kronika

Zaev i bën thirrje komunitetit maqedonas: Votojeni mikun tim Edi Rama, se ne kemi një kandidat

16/04/2021

Zaev i bën thirrje komunitetit maqedonas: Votojeni mikun tim Edi Rama, se ne kemi një kandidat

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev duke bërë thirrje shtetasve maqedonas që jetojnë në Shqipëri për të votuar Edi Ramën dhe maqedonasin që është i fundit në listën e Korçës të PS, Vasil Sterjovski. Me anë të një videoje, Zaev thotë se Serjovski përfaqëson interesat e vërteta të maqedonasve që jetojnë në Republikën e Shqipërisë.

 

“Dita kur Vasil Sterjovski u bë deputeti i parë maqedonas në parlamentin shqiptar ishte historike. 25 prilli është gjithashtu një ditë e rëndësishme, dita kur ju do të votoni si maqedonas në Republikën e Shqipërisë që Vasili të vazhdojë misionin e tij për të përfaqësuar maqedonasit në Parlamentin shqiptar. Shtetet sot maten duke zhvilluar fqinjësi të mirë dhe bashkëpunimi. Njerëzit që kontribuojnë në ndërtimin e urave për të forcuar atë bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë kanë një vlerë të madhe. Kështu është dhe Vasili. Ju bëj thirrje të gjithëve në 25 Prill të votoni numrin 12, të mbështesni Vasil Sterjovskin dhe PS”, tha Zaev.

Ndërsa kandidati Sterjovski shprehet: "Faleminderit, Kryeministër Zoran Zaev, për mbështetjen Tuaj. Shqipëria dhe Maqedonia ndajnë vlerat të përbashkëta evropiane. Së bashku në betejat e reja për të drejtat, prosperitetin, integrimin dhe zhvillimin ekonomik!"