RTSH 24 Live

Kronika

Yuri Kim thirrje qytetarëve: Merrni kartat e reja të identitetit që të votoni në 25 prill

06/01/2021

Yuri Kim thirrje qytetarëve: Merrni kartat e reja të identitetit që të votoni në 25 prill

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të pajisen me kartën e identitetit. Përmes një postimi në “Twitter”, ambasadorja Kim tha se ky proces nuk duhet vonuar me qëllim që qytetarët të mos kenë probleme me votimin në 25 prill.
“Shumë e rëndësishme për të gjithë qytetarët shqiptarë që të marrin kartat e reja të identiteti në mënyrë që të marrin shërbimet dhe të votojnë në zgjedhjet e 25 Prillit. Lëshimi i kartave të reja biometrike është një pjesë thelbësore e marrëveshjes së 5 Qershorit mbi reformën elektorale. Ju lutem mos prisni derisa të jetë shumë vonë. Merrni kartën e re të identitetit tani në mënyrë që të votoni më 25 Prill”, shkruan Kim.