Deputetin i PS-së, Etjen Xhafaj, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, duke komentuar takimin e kryeministrit Rama me emigrantët në Selanik, nënvizoi se nuk ka përplasje mes Ramës dhe Micotaqis, pasi pikat që bashkohen dy vendet janë më të mëdha se ndarjet.
“Është e domosdoshme të shohim marrëdhëniet me Greqinë, si në raport me emigrantët që janë aty, investimet, po edhe si vend i BE-së. Ka më shumë gjëra që na bashkojnë se sa na ndajnë. Përballemi me sfida që janë të përbashkëta. Në Shqipëri bën lajm, lajmi i keq. Ndodh dhe në vende të tjera. Pra, vëmendja përqendrohet aty. E dëgjojmë njëri- tjetrin vetëm kur përplasemi. Por e vërteta është se ka shumë bashkëpunim mes të dyja vendeve. Rama është person institucional. Ana personale e marrëdhënieve nuk është aq e theksuar. Marrëdhëniet ndikohen edhe faktor të jashtëm. Shohim vetëm kontrastet, por natyrisht nuk ka përplasje të asaj natyre siç raportohet”, tha Xhafaj.
/rtsh.al/