RTSH 24 Live

Botë

William Ruto zgjidhet me 50.5% të votave presidenti i Kenias

15/08/2022

William Ruto zgjidhet me 50.5% të votave presidenti i Kenias

William Ruto është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale të Kenias. Ai mposhti me 50.5% të votave rivalin e tij Raila Odinga.

Zgjedhjet presidenciale u zhvilluara më datë 9 gusht 2022. Sipas Asociated Press vonesa e shpalljes së rezultatit zyrtar ka ardhur si rrjedhojë e trazirave dhe aludimeve për trukim rezultati nga ana e simpatizantëve të Odinga.

Katër nga shtatë anëtarët e komisionit zgjedhor kanë refuzuar të njohin zyrtarisht përfundimin e zgjedhjeve duke e cilësuar atë si “jo të qartë”.

Për William Ruto kjo ishte gara e tij e parë për postin e presidentit. 55 vjeçari ka shërbyer si zëvendës president i kombit për 10 vjet por nuk e përfundoi mirë aventurën e tij në këtë post prej faktit se ish shefi i tij presidenti në largim Uhuru Kenyatta deklaroi zyrtarisht mbështetjen e tij për rivalin e Rutos, raila Odinga, i cili garonte për herë të pestë për postin e presidentit.

Menjëherë pas shpalljes së rezultatit, simpatizantët e William Ruto kanë pushtuar rrugët e disa qyteteve në Kenia.

Kenia shihet si një vend relativisht demokratik dhe i qëndrueshëm në një rajon.

/rtsh.al/