RTSH 24 Live

Botë

Meloni: Papa Françesku do të marrë pjesë në samitin e G7-s, do flasë për inteligjencën artificiale

26/04/2024

Meloni: Papa Françesku do të marrë pjesë në samitin e G7-s, do flasë për inteligjencën artificiale

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka surprizuar të gjithë teksa ka bërë të ditur se për herë në histori një Papë do të marrë pjesë në samitin e G7-s, ku mblidhen liderët e botës.

Kryeministrja Meloni përmes një videoje shprehet se Papa Françesku do të flasë për inteligjencën artificiale në samitin e G7-tës më 13-14 dhe 15 qershor kur do të mblidhen edhe liderët botërorë në Pulia.

Papa Françesku do të flasë së bashku me drejtuesit e institucioneve evropiane, si dhe liderët e Indisë, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe vendet e Bashkimit Afrikan.

Si Presidencë e Grupit 7 (G7) në vitin 2024 Italia do të presë samitin e këtij viti në Pulia më 13-14 dhe 15 qershor.

Qeveria e Italisë zgjodhi Pulian, një qytet që “ka vepruar si një urë midis Lindjes dhe Perëndimit” .

Gjithashtu, Italia planifikon të përqendrojë Presidencën e saj në Ukrainë, unitetin midis G7, respektimin e rregullave të së drejtës ndërkombëtare, sigurinë ekonomike, sigurinë energjetike, migracionin dhe bashkëpunimin me Afrikën.

Samiti i G7-s është një forum ndërkombëtar që mbahet çdo vit për liderët e shteteve anëtare të G7-s si Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.

E përfaqësuar nga Presidenti i Këshillit Evropian dhe Presidenti i Komisionit Evropian, BE-ja merr pjesë në të gjitha diskutimet si mysafir.

/rtsh.al/