RTSH 24 Live

Rajon

Vuçiç: Kosova nuk dëshiron të formojë Unionin e Komunave Serbe, por të fusë Serbinë në konflikt me NATO-n

02/02/2023

Vuçiç: Kosova nuk dëshiron të formojë Unionin e Komunave Serbe, por të fusë Serbinë në konflikt me NATO-n

"Qëllimi i Kosovës nuk është të formojë Unionin e Komunave Serbe në Kosovë dhe Metohi, por të provokojë një konflikt lufte të Serbisë me NATO", kështu ka deklaruar këtë të enjte presidenti serb, Aleksandar Vuçiç gjatë fjalës së tij, mbajtur në Kuvendin e Serbisë në një seancë speciale për Kosovën dhe Metohinë.

Teksa e konsideron qeverisjen e Kosovës si regjim, Vuçin thotë se Prishtina filloi të "ngacmojë" serbët në Kosovë vetëm me qëllim që, sipas tij, t'i poshtërojë ata dhe të provokojë një konflikt.

Pas vendosjes së barrikadave, qëllimi i tyre i vetëm, pasi nuk kishin ndërmend të zbatonin ZSO-në, është të provokojnë luftë, ta fusin Serbinë në konflikt me NATO-n dhe gjithë botën dhe të paraqiten si viktima të Zelenskit ballkanik dhe ne si Agresorët, si dikush që kërcënoi, ”, tha Vuçiç ndërsa shton se nuk i nënshtrohemi presionit.

“Jemi nga të paktat vende që i merr vendimet e veta lirisht dhe në mënyrë të pavarur deri në atë masë sa nuk i nënshtrohet presionit nga pasojat më të mëdha për mbijetesën e tij”, tha ai. 

/rtsh.al/