RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Vrau të riun në orën policore, ish polici Nevaldo Hajdaraj dënohet me 15 vite burg

14/07/2021

Vrau të riun në orën policore, ish polici Nevaldo Hajdaraj dënohet me 15 vite burg

Gjykata e Tiranës, e ka dënuar me 15 vite burg, ish-efektivin e policisë, Nevaldo Hajdarajn, që vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha, me 8 Dhjetor të vitit 2020.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të kryejë 10 vite burg.
Më herët Gjatë seancës së sotme, avokati i Hajdarajt kërkoi ndryshim të veprës penale, nga vrasje me dashje në "Vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme" si dhe kërkoi të dënohet në minimum. Ndërkohë, vetë Hajdaraj nuk foli, por avokati shprehu pendesë.
Vrasja e Rashës provokoi trazira sociale në Tiranë dhe ministri i brendshëm Sandër Lleshaj u detyrua të japi dorëheqjen.