RTSH 24 Live

Aktualitet

Vrasje e mbetur në tentativë, arrestohet në Morinë i shpalluri në kërkim ndërkombëtar

22/01/2021

Vrasje e mbetur në tentativë, arrestohet në Morinë i shpalluri në kërkim ndërkombëtar

Policia ka vënë në pranga një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika. Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin në shtetin Belg. I arrestuari është shtetasi me inicialet, A.V., 52 vjeç, banues në Skalloc, Kosovë

"Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Frenge e Shkallës së Parë të Brukselit, Belgjikë , ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale "Vrasje e mbetur në tentativë". Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Belgjikës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.", njofton policia.