RTSH 24 Live

Aktualitet

Vrasja te ‘Pallati me Shigjeta’, Policia: Gjendet i djegur motori i atentatit. Po kërkojmë autorët

21 orë para

Vrasja te ‘Pallati me Shigjeta’, Policia: Gjendet i djegur motori i atentatit. Po kërkojmë autorët

Policia ka dhënë informacione të detajuara mbi ngjarjen e mbrëmshme ku mbeti i vdekur 56-vjeçari Bujar Nasufi pas një atentati me armë zjarri te ‘Pallati me Shigjeta’ në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si 'Pallati me Shigjeta', kur  56-vjeçari u qëllua për vdekje teksa po hynte në banesën e tij.  Policia shpjegon se po punon për 'sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.' 

Në vijim pas veprimeve  hetimore paraprake, policia thekson se “në vendin e quajtur “Kodrat e Sharrës” gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur një motomjet të djegur, i cili dyshohet se i përket autorit”.

"Në lidhje më ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku u vra me armë zjarri shtetasi B.N, ju informojmë se:  Në vendin e quajtur “Kodrat e Sharrës” gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur një motomjet të djegur, i cili dyshohet se i përket autorit", thuhet në njoftimin e policisë. 

Ndërkaq, policia shpjegon se vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, “për dokumentimin  ligjor të ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore përkatëse me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, ndërsa shton se ‘grupi hetimor po kryen veprime intensive për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve’.

/rtsh.al/