Policia e Beratit ka arrestuar 58-vjeçarin Fatmir Isollari alias Fatmir Cenka pasi është dënuar nga autoritetet italiane me 7 vite burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminale për trafik të lëndëve narkotike.
Pritet që 58-vjeçari të ekstradohet drejt Italisë.
Në periudhën 2002-2003, kjo organizatë kriminale trafikoi 20 kg kokainë nga Shqipëria në Firence.
“Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera pas koordinimit të informacioneve me homologët e Policisë italiane, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 23”, u lokalizua në qytetin e Beratit, u kap dhe u vu në pranga shtetasi: Fatmir Isollari alias Fatmir Cenka, 58 vjeç, banues në Berat.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Apelit e Firences, Itali, në vitin 2023, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/