RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Vrasja e Ujkës, të akuzuari pretendojnë pafajsi

04/12/2021

Vrasja e Ujkës, të akuzuari pretendojnë pafajsi

Teksa në ambjentet e brendshme të Gjykatës së Shkodrës po jepej masa e sigurisë për dy të akuzuarit e vrasjes së ish kryetarit të komunës Velipoje Pashko Ujka, familjarët e Marjan Koles, njërit prej të akuzuarve, jashtë gjykatës kërkuan drejtësi. Sipas tyre Marjan Kola ka qenë në Kosovë në momentin që ka ndodhur vrasja e për këtë dëshmojnë pamjet e kamerave tek një prej bizneseve në Kosovë.
Sipas babait të Marjan Koles, familja e tij nuk ka patur ansjehere konflikte me familjen e viktimes ndaj kërkojnë lirimin e djalit të tyre i cili u arrestua padrejtësisht. 
Dy dite me pare  dy persona janë arrestuar si autorë të dyshuar të vrasjes së ish-kreut të Komunës Velipojë dhe ish-ndërtuesit Pashko Ujka në Shkodër. Një prej të ndaluarve është Kristian Kelmendi, ndërsa i dyti është Marjan Kola 53 vjeç, si person që është i përfshirë apo ka dijeni mbi vrasjen.