RTSH 24 Live

Kosovë

Vrasja e grave dhe vajzave, ditë zie sot në Kosovë

17/04/2024

Vrasja e grave dhe vajzave, ditë zie sot në Kosovë

Ditën e sotme Kosova është në zi. Vendimi u mor një ditë më parë nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në kujtim të grave dhe vajzave të vrara si rezultat i dhunës me bazë gjinore.

Të gjitha aktivitetet që ishin planifikuar për këtë të mërkurë (17 prill) do të shtyhen në shenjë respekti për ditën e zisë kombëtare.

"Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhej në njoftimin e Presidencës.

Vendimi i Presidentes Osmani erdhi pas vrasjes së dy grave në Kosovë brenda një jave.

Rasti i pari ndodhi në Ferizaj, ku ish-bashkëshorti dyshohet se privoi nga jeta gruan 21-vjeçe, derisa rasti i dytë ndodhi në Pejë, ku bashkëshorti dyshohet se vrau gruan.

/rtsh.al/