RTSH 24 Live

Kosovë

Britania në alarm për Kosovën, Rusia i fryn zjarrit të luftës në rajon, miratohet mocioni i Kearns

02/05/2024

Britania në alarm për Kosovën, Rusia i fryn zjarrit të luftës në rajon, miratohet mocioni i Kearns

Pas një debati mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor me propozim të deputetes Alicia Kearns, Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik miratoi të enjten një mocion për Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën ku thuhet se Britania mbështet integritetin territorial të Kosovës dhe dënon sulmin në Banjskë ndaj Policisë së Kosovës.

“Kërkoj që kjo Dhomë të lëvizë në njohjen e situatës akute të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, të mbështesë integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, të dënojë sulmin e militantëve nacionalistë serbë në Banjska në Kosovë më 24 shtator 2023. Të mbështesë autoritetin e Gjykatës Kushtetuese në Bosnje dhe Hercegovinë dhe të dënojë ndërhyrjen ruse në Ballkan”.

Gjatë debatit, deputetja konservatore ngriti alarmin lidhur me situatën e sigurisë n ëBallkanin Perëndimor duke paralajmëruar se rajoni mund të bëhet skena e një konflikti të tretë madhor, global pas Ukrainës dhe Gazës.

Duke e vënë theksin tek rëndësia e adresimit të shqetësimeve të sigurisë ne ballkan, Kerns theksoi se nëse do të neglizhohej rajoni pasojat do të ishin katastrofike. Ajo ju referua zhvillimeve të fundit, përfshirë vizitën e presidentit kinez Shi Xhinping në Serbi dhe ardhjen në pushtet të qeverive pro ruse në rajon si tregues të përshkallëzimit të tensioneve.

“Duhet të konsiderojmë ndërtimin e një aleance të re të sigurisë mes SHBA, Britanisë së Madhe dhe shteteve të tjera të NATO-s me Kosovën, pasi kjo do të ndihmonte të adresonim shqetësimet urgjente të sigurisë. Ballkani ka rëndësi dhe nëse e shpërfillim do të zjarri do të na vijë në pragun e shtëpisë sonë”.

David Rutley, deputet britanik dhe Nënsekretar Parlamentar i Shtetit paralajmëroi se Rusia po i fryn zjarrit të ndasisë për të larguar rajonin nga perëndimit. Ai tha se duhej të shmangnin me cdo kusht konfliktin në rajon, pasi pasojat do të ishin serioze.

Gjithashtu deputeti I pavarur, koloneli Bob Steëart, i cili ishte komandanti i parë britanik i OKB në Bosnje në vitet 90-të, paralajmëroi se rajoni rrezikohej nga destabiliteti. Ai kërkoi që trupa britanik të dërgohen në Ballkan. Sipas tij, ushtria britanike do të ishte batalioni më i mirë për t’u dërguar në rajon për vendosjen e paqes.

/rtsh.al/