Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha reagoi të martën në rrjetet sociale, për votimin e sotëm në parlament të ndryshimeve në qeveri dhe në krye të Kuvendit.
Basha, ka kritikuar edhe deputetët e Berishës, të cilët protestuan gjatë seancës së sotme gjatë votimit, por që, sipas Bashës, vetëm pak ditë më parë bashkuan votat me Ramën për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
“Teatër-opozita dha shfaqjen e radhës, bajate dhe hipokrite, për të hequr shijen e pazarit të ndyrë kur vetëm 4 ditë më parë bashkoi votat me Edi Ramën për të shkatërruar Reformën Zgjedhore dhe mbyllur listat. E njëjta teatër-opozitë që sot bërtiste kundër korrupsionit, bashkoi votat me Edi Ramën për të liruar të korruptuarit e tij”, tha Basha.
/rtsh.al/