RTSH 24 Live

Kronika

Votimi elektronik, Bindja Demokratike propozon Tiranën

08/01/2021

Votimi elektronik, Bindja Demokratike propozon Tiranën

Partia Bindja Demokratike i ka dërguar Komisionit Qendror të zgjedhjeve propozimin e saj që projekti pilot për numërimin dhe votimin elektronik në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të aplikohet vetëm në Tiranë.

Një ditë më parë në KQZ dërguan kërkesat e tyre edhe dy partitë kryesore PD dhe PS. Palët bashkohen të dyja për qarkun e Korçës ndërsa ndahen në Tiranë dhe Fier. 

Projekti pilot për teknologjinë në zgjedhje do zbatohet në 20% të zonave, pikë kjo e dakordësuar në Këshillin Politik. Për të vendosur se në cilat zona zgjedhore do zbatohet projekti pilot për të mundësuar numërimin dhe votimin elektronik, do duhet konsensusi i palëve politike.