RTSH 24 Live

Politikë

Vota e diasporës mirëpritet nga emigrantët: "Hap pozitiv për të ardhmen"

2 orë para

Vota e diasporës mirëpritet nga emigrantët: "Hap pozitiv për të ardhmen"

Publicisti dhe shkrimtari shqiptaro-amerikan, Zef Përgega, e sheh përfshirjen e diasporës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 si një hap të rëndësishëm për t'u integruar në jetën aktive dhe politikën e vendit, si urë lidhëse mes qeverisë shqiptare dhe shteteve ku ata jetojnë.

"E konsideroj një veprim të drejtë, të vonuar. Çdo njeri e ka të drejtën e lirisë së votës. Do ishte mirë dhe e dobishme që diaspora shqiptare të kishte grupin e vet parlamentar, pasi gjithë politika shqiptare kërkon të integrohet në vlerat e saj në Europë dhe në Perëndim," shprehet z. Përgega.

Vota me postë shihet disi me skepticizëm nga gazetari dhe publicisti Përgega. Si zgiidhje më të mire në të ardhmen ai sheh ngritjen e qendrave të votimit në çdo vend ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, si dhe dërgimin e rezultatit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

"Votimi i diasporës të jetë në diasporë dhe rezultati të dërgohet në Komisionin e Zgjedhjeve nga vetë diaspora, jo me letra," shton z. Përgega.

Me Kodin e ri Zgjedhor, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të mund të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 në Shqipëri.

/rtsh.al/