Një 26 vjeçar me profesion taksist është arrestuar pasi akuzohet se i ka marrë me dhunë një pasagjeri një shumë parash dhe dy aparate celularë.
Ngjarja ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit, kur taksisti, identifikuar si A.P., ka ndaluar mjetin në një rrugë të pabanuar pranë lagjes së Çollakëve. A.P. përdori dhunë ndaj pasagjerit, duke i marrë pasurinë dhe më pas e hodhi nga taksia, duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Pas marrjes së kallëzimit, shërbimet e Komisariatit Nr. 1 organizuan veprimet për kapjen e autorit. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, policia arriti të arrestonte A.P. dhe ta vërë atë në pranga për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Materialet e çështjes i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme dhe procedura ligjore.
/rtsh.al/