RTSH 24 Live

Botë

Vizita e delegacionit izraelit në SHBA, dy vendet rinisin bisedimet mbi planin e Izraelit për operacionin në Rafah

28/03/2024

Vizita e delegacionit izraelit në SHBA, dy vendet rinisin bisedimet mbi planin e Izraelit për operacionin në Rafah

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë rinisur bisedimet për përgatitjen e një vizite zyrtare të nivelit të lartë në Uashington, ku do të diskutohet operacioni i planifikuar ushtarak në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

Bisedimet u anuluan pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu reagoi me zemërim ndaj Shteteve të Bashkuara, që abstenuan në Këshillin e Sigurimit të OKB-së mbi rezolutën që kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Ende nuk është finalizuar asnjë datë, por zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë tha se po punohet me Izraelin për të gjetur një datë të përshtatshme për të dyja palët. Në qytetin jugor të Gazës janë strehuar mbi 1.4 milionë civilë të zhvendosur nga zonat e tjera të Rripit pas nisjes së luftimeve më 7 tetor. 

Izraeli deri tani ka refuzuar thirrjet për të anuluar sulmin e planifikuar në Rafah, pasi Shtetet e Bashkuara dhe vendet e aleate i tremben pasojave që do të ketë tek civilët. Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gaza që kontrollohet nga Hamasi, që nga nisja e konfliktit të armatosur janë vrarë mbi 32 mijë e 500 palestinezë.

Gazetare: V.Zharri

/RTSH/