RTSH 24 Live

Aktualitet

Vijon me ritme të larta vaksinimi antikovid, mbi 200 mijë qytetarë shqiptarë kanë kryer të dyja dozat e vaksinës

15/05/2021

Vijon me ritme të larta vaksinimi antikovid, mbi 200 mijë qytetarë shqiptarë kanë kryer të dyja dozat e vaksinës

Më shumë se 200 mijë qytetarë i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga COVID-19. Ndërkaq që nga fillimi i procesit në janar, deri tani janë kryer më shumë se 650 mijë vaksinime antikovid. Brenda muajit qershor synohet që në Shqipëri të arrihet në 1 milion vaksinime. Deklaratat janë të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Ajo tha se po vijon me ritme të larta vaksinimi në të gjithë vendin.