RTSH 24 Live

Politikë

VIDEO/ RTSH raporton nga Nju-Jorku: Shqipëria drejton Këshillin e Sigurimit

18/09/2023

VIDEO/ RTSH raporton nga Nju-Jorku: Shqipëria drejton Këshillin e Sigurimit

Nju-Jorku është nën pushtetin e forcave të sigurisë amerikane, në çelje të javës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Mijëra forca policie dhe të shërbimit sekret amerikan kanë blinduar pjesën më të madhe përgjatë selisë së organizatës, raporton gazetarja e RTSH-së, Denada Shkodrani.

Liderët tashmë nisin takimet e tyre zyrtare, duke u fokusuar në çështjet e sigurisë dhe klimës.

Shqipëria është nismëtare e ngritjes së një mekanizmi të ri pranë OKB-së, që lehtëson angazhimin e drejtpërdrejtë të biznesit privat, në raste krizash humanitare apo fatkeqësive natyrore.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së është ngjarje e rëndësishme botërore, ndaj protestat janë të shumta. Të ngjeshura janë edhe agjendat e takimeve dypalëshe që krerët e shteteve zhvillojnë në javën e politikës botërore.

/rtsh/