RTSH 24 Live

Kulturë

Veshjet tradicionale dropullite, artizanët po kujdesen të trashëgojnë zanatin në brezat e rinj

15/01/2023

Veshjet tradicionale dropullite, artizanët po kujdesen të trashëgojnë zanatin në brezat e rinj

Zona e Dropullit në Gjirokastër është e njohur për pasurinë dhe trashëgimin e traditave të tyre në breza. Kjo përcillet edhe tek të rinjtë të cilët njohin mirë këngët e vallet popullore të cilat përherë shoqërohen nga veshjet tradicionale që i japin hijeshi. Veshja e nuses tradicionale e zonës së Dropullit të Poshtëm vazhdon edhe sot të përgatitet në të gjitha proceset e saj prej prerjes, vizatimit dhe qëndisjes në mënyrë krejtësisht artizanale në Dervician.

Kaliroi Diamanti, është një prej atyre grave të pakta në këtë zonë që stilon dhe qëndis me kujdes kostumin tradicional të nuses së Dervicianit.Ajo e ka nisur këtë pasion duke skicuar dhe qendisur prane nënës së saj e cila i ka rrefyer të fshehtat e kësaj mjeshtërie artizanale.

Artizania 83-vjeçare, Diamanti shprehet ndërkaq lidhur për interesin nga ana e brezave të reja për të mbajtur gjallë traditën e larmishme që Dropulli mbart ku sipas saj çdo gjë është çështje vullneti dhe dëshire.

/rtsh/