Sipas një sondazhi të fundit, një në dy gjermanë i frikësohen një përshkallëzimi të konfliktit me Rusinë, nëse Shtetet e Bashkuara vendosin raketa me rreze të gjatë veprimi në Gjermani.
Në kuadër të një samiti të NATO-s në korrik, u njoftua se raketat amerikane ”Tomahawk”, me rreze që mund të arrijnë thellë në Rusi.
Gjithashtu, raketat e mbrojtjes ajrore ”SM-6” dhe armët hipersonike të zhvilluara rishtazi, do të transferoheshin në Gjermani duke filluar nga 2026.
Sondazhi zbuloi se ”50% e të anketuarve besojnë se projekti i raketave amerikane mund të çojë në një përshkallëzim, ndërsa 38% nuk e besojnë atë dhe 12% janë të pavendosur”.
Disa parti, duke përfshirë socialdemokratët e qendrës së majtë të kancelarit gjerman Olaf Scholz, kanë kritikuar planin dhe kanë kërkuar që ai t’i referohet parlamentit për debat.
/ rtsh.al /