RTSH 24 Live

Televizion

Vendimi i papritur, stilistja e njohur drejt largimit nga Shqipëria?

24/06/2023

Vendimi i papritur, stilistja e njohur drejt largimit nga Shqipëria?

Enada At'Nikolla iu bashkua programit të Ermal Peçit 'Më prit në fundjavë'. E gjetur në studion e RTSH ajo u surprizua me plane arkivë nga pjesmarrja e saj në Miss Albania, pjesmarrje që e mbush me nostalgji edhe pse shton se ai konkurim për të nuk kishte synim fitoren e madhe.

Shpesh bota e modës konsiderohet si më e ashpra për nga konkurenca teksa Enada At'Nikolla thekson se ka qënë larg kësaj energjie.
"Për shkak edhe të pozitës ekonomike e ndihmës nga bashkëshorti nuk më është dashur të jem e ashpër. Kam ndjekur synimet e mia", tregoi Enada.

E pyetur për raportin me fëmijët thotë se ata shpesh shohin klipin 'Makina e memories' çka i ngacmon herë pas here kujtimet. Duke folur për ta tregoi vendimin më të fundit të saj.

Stilistja e njohur tashmë ka përfunduar përgatitjet e do të ketë një zhvendosje të pakten 5 vjeçare në Monaco. E pyetur nga Ermali nëse largimi është definitiv ajo pohoi se do të jetë mes dy vendeve por se nje periudhë 5 vjeçare fokusin do ta ketë jeta në Monaco.

/rtsh.al/