RTSH 24 Live

Aktualitet

Vatikan, Rama pritet nga Papa Françesku

27/11/2021

Vatikan, Rama pritet nga Papa Françesku

Papa Françesku priti të shtunën në selinëe tij në Vatikan kryeministrin shqiptar  Edi Rama. Ai gjendet në Romë në kuadrin e 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe selisë së Seli e Shenjtë. Sikurse njofton e dergura e posaçme e RTSh Denada Shkodrani, Zoti Rama u shoqërua në këtë vizitë nga bashkëshortja e tij Linda dhe djali Zaho. 

Pas Papës, Rama u takua edhe me Sekretarin Kardinal të Shtetit, Pietro Parolin, Kryepeshkopin Paul R.Gallagher.

Në bisedë, folën për marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë. Ata diskutuan tema me interes të përbashkët në lidhje me marrëdhëniet midis komuniteteve kishtare dhe civile, kontributin e Kishës për të mirën e përbashkët të shoqërisë shqiptare, migrimin dhe paqen.

Gjithashtu u diskutuan çështjet kryesore rajonale, duke përfshirë situatën në Ballkanin Perëndimor dhe ecurinë e Shqipërisë dhe vendeve të tjera drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.