RTSH 24 Live

Sociale

Varkat turistike në Shirokë, qytetarët: Mundësi zhvillimi për turizmin

15/04/2024

Varkat turistike në Shirokë, qytetarët: Mundësi zhvillimi për turizmin

Investimet e viteve të fundit, si dhe rikthimin e lundrimit në Liqenin e Shkodrës, qytetarët Shkodranë e shohin si një mundësi më shumë për zhvillimin e turizmit

Më herët zonës turistike Shirokë-Zogaj iu shtuan edhe 2 molo të cilat kanë tërhequr vëmendjen e dhjetëra vizitorëve të cilët i frekuentojnë ato.

Në një kohë të shkurtër do të përfundojë edhe molo e tretë pranë Urës së Bunës, të cilat së bashku krijojnë një rrjet molesh për ankorimin e varkave turistike dhe rikthimin e lundrimit elitar në këtë pasuri ujore të Shkodrës në shërbim të turizmit.

Rikthimi I lundrimit pritet që gjatë sezonit veror të riktheje vëmendjen e turistëve drejt zonës Shirokë-Zogaj.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/