RTSH 24 Live

Europë

Valë sulmesh hakerash pro rusë ndaj ministrive italiane

11/01/2025

Valë sulmesh hakerash pro rusë ndaj ministrive italiane

Valë e re sulmesh nga hakerat pro rusë Noname057(16) mëngjesin e së shtunës në faqet e internetit të ministrive dhe institucioneve italiane.

Ndër ministritë e sulmuara janë Ministria e Punëve të Jashtme, ajo Infrastrukturës dhe Transportit, Consob-i, Karabinierët, Marina, Forcat Ajrore si dhe kompanitë lokale të transportit publik si ”Atac” të Romës, ”Amat” të Palermos dhe ”Amt” të Gjenovës.

Si zakonisht, këto janë sulme Ddos (Distributed Denial of Service) që po shkaktojnë disa shqetësime dhe ndërprerje të përkohshme të shërbimeve publike.

Ekipi i CSIRT i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike po punon për të mbështetur subjektet e prekura në rivendosjen e funksionalitetit.

/ rtsh.al /