Shtabi i përgjithshëm në Kiev raportoi të shtunën një valë sulmesh ruse në Ukrainën lindore.
“Rusia po përdor të gjitha forcat dhe mjetet në dispozicion për të arritur qëllimet e saj”, tha lidershipi ushtarak ukrainas, duke shtuar se ishin regjistruar 114 sulme ruse.
Pikat kryesore të shënjestrimit ishin sërish rrethet si Pokrovsk dhe Kurakhove, në perëndim të Donetskut.
“Forcat e mbrojtjes po veprojnë në mënyrë profesionale dhe efikase dhe po i shkaktojnë trupave ruse humbje të konsiderueshme”, tha shtabi i përgjithshëm.
“Luftimet e ashpra kanë vazhduar edhe në seksione të tjera të vijës së frontit”, shtoi ai.
/ rtsh.al /