Kanadaja, e cila ka qenë kryesisht mbështetëse e ofensivës ushtarake të Izraelit në Liban ka deklaruar se ka pasur një incident në të cilin trupat izraelite kanë qëlluar mbi paqeruajtësit e OKB-së.
Sipas Kandasë, kjo është alarmante dhe e papranueshme.
Forca UNIFIL tha se dy prej paqeruajtësve të saj u plagosën kur një tank izraelit qëlloi në një kullë vrojtimi në selinë kryesore të forcës në Ras al-Naqoura.
“Kanadaja bën thirrje për mbrojtjen e paqeruajtësve dhe punonjësve humanitarë, dhe që të gjitha palët të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar”, thotë Ministria e Jashtme në një deklaratë të postuar në platformën e mediave sociale X.
Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë e Libanit ka bërë të ditur mbi rritjen e sulmeve izraelite në Bejrut ku kanë mbetur të vrarë 22 persona dhe 117 të plagosur – sulmet më vdekjeprurëse në qendër të kryeqytetit që kur Izraeli përshkallëzoi fushatën e tij muajin e kaluar.
"Sulmet e armikut izraelit në kryeqytetin Bejrut këtë mbrëmje rezultuan në një numër të ri prej 22 personash të vrarë dhe 117 të plagosur," tha Ministria në një deklaratë, e cila nuk bën dallime midis civilëve dhe luftëtarëve.
Nga ana e Izraelit, thuhet se ka pasur në shënjestër zyrtarin e lartë të Hezbollahut, Wafiq Safa.
/rtsh.al/