Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka miratuar uljen e çmimit të energjisë elektrike, i cili do të hyjë në fuqi më 1 shkurt 2025.
Çmimi për kilovat-orë do të ulet me 1 lek, duke kaluar nga 9.5 lekë në 8.5 lekë për kilovat-orë.
Ky çmim i ri do të jetë i vlefshëm për konsumin deri në 700 kilovat. Mbi këtë kufi, çmimi do të mbetet 9.5 lekë për kilovat-orë.
Vendimi do të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor 2025.
“Ulja mbulon periudhën 1 shkurt-31 dhjetor 2025. Propozojmë që për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 kWh, çmimi të jetë 8.5 lekë. Ndërsa për ata që shpenzojnë mbi 700 kWh e më tej, çmimi do të jetë 9.5 lekë për kWh. Të gjitha çmimet e tjera për secilën kategori konsumatorësh mbeten të pandryshuara. Ulja është vetëm për fashën deri në 700 kilovat konsum. Mbi këtë fashë, çmimi do të jetë 9.5 lekë, siç ka qenë më parë.
Niveli i humbjeve është ulur në sistem dhe mendohet që këtë vit të kemi 95% të arkëtimeve”, tha ERE.
Ulja e çmimit të energjisë elektrike është vetëm për konsumatorët familjarë dhe jo për bizneset apo institucionet.
Çmimi aktual që paguajnë familjet shqiptare për energjinë është 9.5 lekë pa TVSH deri në 700 kWh ose 11.4 lekë për kilovat-orë, me TVSH.
/rtsh.al/