RTSH 24 Live

Ekonomi

Ulen çmimet e karburanteve, nafta shitet me 218 lekë/litër! Bie edhe gazi e benzina

18/11/2022

Ulen çmimet e karburanteve, nafta shitet me 218 lekë/litër! Bie edhe gazi e benzina

Nafta, benzina dhe gazi kanë shënuar ulje të lehtë të çmimit të tyre. Nga sot nafta do të shitet me 218 lekë/litri ose 3 lekë më pak. Edhe benzina është ulur me 4 lekë ku do të shitet me 200 lekë/litër. Pas disa kohësh me çmim të pandryshueshëm ulje me 2 lekë ka pësuar edhe gazi që do të tregtohet me 71 lekë/litër.

"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 218 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 206 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 200 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 188 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 121 lekë/litër", thuhet në njoftimin e Bordit të Transparencës.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 18 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

/rtsh.al/