RTSH 24 Live

Sport

UEFA falenderon Tiranën: Çfarë nate! Faleminderit!

26/05/2022

UEFA falenderon Tiranën: Çfarë nate! Faleminderit!

Nata e mbrëmshme duket se jo vetëm ka kurorëzuar Romën si fituese e kompeticionit më të ri të futbollit evropian, por, nga ana tjetër, ka nxjerrë në pah edhe vlerat e organzimit të kësaj ngjarje futbollistike nga Tirana. Për këtë nuk kanë munguar as lëvdatat e UEFA-s, e cila, në një postim të sajin në Twitter, ka falenderuar kryeqytetin shqiptar për organizimin.

“Çfarë nate në Tiranë! Faleminderit që vutë në skenë finalen e parë të Ligës së Konferencës”, shkruan UEFA, në një postim në Twitter.

/rtsh.al/