RTSH 24 Live

Teknologji

Udhëtimi me "Blue Origin", Jeff Bezos do të shoqërohet nga një 18-vjeçar në udhëtimin e tij në hapësirë

17/07/2021

Udhëtimi me "Blue Origin", Jeff Bezos do të shoqërohet nga një 18-vjeçar në udhëtimin e tij në hapësirë

Themeluesi i gjigantit të tregtisë elektronike amerikane Amazon, Jeff Bezos, do të udhëtojë në hapësirë së bashku me 18-vjeçarin Oliver Deamen.  Sipas lajmeve të BBC, emri që shoqëron udhëtimin e parë në hapësirë të Bezos me automjetin Blue Origin është shpallur. Theksohet se 18-vjeçari Deamen, një student i fizikës është djali i shefit ekzekutiv të Somerset Capitals Partner. Më 12 qershor në një ankand në internet u shit një vend bosh për udhëtimin në hapësirë me Bezos për 28 milionë dollarë. Më vonë personi që bleu vendin lajmëroi se nuk ishte në gjendje të udhëtonte me arsyetimin se nuk ishte në përputhje me kalendarin.  Deamen do të marrë pjesë në udhëtimet hapësinore në vend të këtij personi dhe do të jetë "personi më i ri që shkon në hapësirë". Thuhet se 7.000 njerëz nga 159 vende të botës morën pjesë në ankand për vendin në fjalë. Bezos gjithashtu ftoi ish-piloten 82-vjeçare, Mary Wallace Funk në udhëtimin e tij në hapësirë si mysafire nderi.