Udhëheqësit demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit thanë se shpresojnë që certifikimi paqësor i të hënës i rezultateve të zgjedhjeve të jetë një shembull për vitet në vijim.
Udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer dhe udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, reflektuan mbi kryengritjen më 6 janar 2021, kur rebelët hynë në Kapitol për të ndaluar procesin e certifikimit.
Schumer tha se nuk do ta harronte atë ditë, sepse demokracia në "disa momente mund të jetë e brishtë", duke shtuar, "ne pamë brishtësinë atë ditë".
“Ne nuk jemi mohues të zgjedhjeve. Ne i humbëm zgjedhjet, na vjen keq, por besojmë në forcën e demokracisë sonë dhe se kur i humbisni zgjedhjet përveshni mëngët dhe përpiqeni të fitoni të rradhën. Ju nuk e mohoni që keni humbur dhe inkurajoni njerëzit të bëjnë gjëra të këqija, të këqija," tha Schumer.
Udhëheqësi demokrat i Senatit paralajmëroi gjithashtu se plani i presidentit të sapozgjedhur Donald Trump për të falur njerëzit e dënuar për krime që lidhen me kryengritjen do të "ishte një shembull të tmerrshëm".
Jeffries i quajti ngjarjet e kryengritjes "të pandërgjegjshme, të papranueshme dhe jo-amerikane", ndërsa falënderoi policinë dhe personelin tjetër të zbatimit të ligjit që ishin atje atë ditë.
“Shpresojmë se sot transferimi paqësor i pushtetit do të shërbejë si shembull se si ne si vend duhet të ecim përpara”, tha Jeffries. CNN
/rtsh.al/