Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, nëpërmjet një postim në rrjetet e saj sociale deklaroi se ndjehet e nderuar për marrjen e detyrës së drejtimit politik në Qarkun e Tiranës.
Sipas saj, edhe këtë herë, objektivi do të jetë fitorja në zgjedhjet politike të 2025.
"Asambleja e Partisë Socialiste, platformë e vizionit të një Shqipërie moderne, progresiste e evropiane. E nderuar të marr detyrën e drejtimit politik në qarkun e Tiranës së bashku me Erion Veliajn dhe Ogerta Manastirliun. Edhe këtë herë, ashtu si ngaherë: për fitore! Qarku i Shkodrës do të ketë gjithnjë një vend të veçantë tek unë. Urime dhe suksese të gjithë të zgjedhurve në Kryesi dhe Sekretariat", shkruan Spiropali.
/rtsh.al/