RTSH 24 Live

Kosovë

U thirr për të dëshmuar, Kurti nuk paraqitet në Prokurorinë Speciale, Qeveria: Ndodhet jashtë vendit

3 orë para

U thirr për të dëshmuar, Kurti nuk paraqitet në Prokurorinë Speciale, Qeveria: Ndodhet jashtë vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është paraqitur këtë të hënë (16 dhjetor) në Prokurorinë Speciale, ku ishte thirrur në cilësinë e dëshmitarit.

Lajmi u bë me dije nga zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Liridona Kozmaqi-Hajdari. Ajo deklaeroi se nga Qeveria janë njoftuar se kryeministri nuk mund të paraqitet, pasi ndodhet për vizitë zyrtare jashtë vendit.

Kurti u thirr për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale, lidhur me rastin e rezervave shtetërore, në të cilin është përmendur edhe ministrja Rozeta Hajdari. Në gusht të vitit të kaluar, disa persona u arrestuan të akuzuar për keqpërdorime me rezervat shtetërore.

/rtsh.al/