Parku Kombëtar i Prespës ngelet një ndër atraksionet e preferuara gjatë stinës së verës.
Monumentet e përfshira përkojnë me periudhën bizantine dhe post bizantine.
Mes tyre janë 3 kisha mbi 200 vjeçare në zonën e Prespës ndër të cilat dhe ajo e Shën Marisë bëjnë që Prespa të jetë në vemendjen e vizitorëve.
Në afërsi të saj, gjenden rreth 16 piktura shkëmbore si një ndër monumentet e veçanta të trashëgimisë kulturore të zonës, lehtësisht të aksesueshme
Arkeologu Dorian Kallanxhi thotë se ky vend me një peisazh të mahnitshëm, tërheq vëmendjen e vizitorëve e kryesisht turistëve të huaj.
Gazetare: G. Sali
/ rtsh.al /