Kandidati republikan për president Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara duhet të dalin nga lufta në Ukrainë dhe se zëvendëspresidentja demokrate Kamala Harris dhe presidenti Joe Biden nuk kishin plan për ta bërë këtë.
"Biden dhe Kamala na futën në këtë luftë në Ukrainë dhe tani nuk mund të na nxjerrin. Ata nuk mund të na nxjerrin jashtë," tha Trump në një fjalim në Gjeorgji. Shtetet e Bashkuara nuk kanë trupa në Ukrainë, por i kanë dhënë Ukrainës ndihmë ushtarake dhe humanitare me vlerë miliarda dollarë.
"Mendoj se kemi ngecur në këtë luftë nëse nuk zgjidhem unë president. Do t’i jap fund. Do ta negociojë, do të dalim prej saj. Biden po thotë se nuk do të dalim derisa të fitojnë”, tha Trump.
/rtsh.al/