Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka fituar zyrtarisht Arizonën, shteti vendimtar që shënoi humbjen e tij në zgjedhjet e 2020.
Me fitoren e Arizonës, Trump ka siguruar 11 vota të tjera elektorale duke fituar në total 312 vota elektorale në total. Kamala Harris fitoi 226 vota elektorale.
Fitorja e Trump në Arizona i jep fund betejës për 7 shtetet e lëkundura në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Përveç Arizonës, Trump fitoi në Karolinën e Veriut, Wisconsin, Michigan, Nevada, Xhorxhia dhe Pensilvani.
Aktualisht gara vijon edhe për Dhomën e Përfaqësuesve, ku republikanët pretendojnë ta fitojnë edhe këtë pas Senatit dhe Shtëpisë së Bardhë.
/rtsh.al/