RTSH 24 Live

Zgjedhjet në SHBA

Tranzicioni i pushtetit nga Biden te Trump, Blinken cakton ish-ambasadorin Mull për të mbikëqyrur procesin

07/11/2024

Tranzicioni i pushtetit nga Biden te Trump, Blinken cakton ish-ambasadorin Mull për të mbikëqyrur procesin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka emëruar ish-ambasadorin, Stephen Mull, një ish-diplomat nën administratat e mëparshme demokrate dhe republikane, për të mbikëqyrur kalimin nga administrata Biden në administratën e ardhshme të Trumpit.

Zëdhënësi të Departamentit të Shtetit, Matheë Milleri bëri të ditur se Mull do të punojë me ekipin e presidentit të sapozgjedhur, Donald Trump për të siguruar një tranzicion sa më të suksesshëm të pushtetit që të jetë e mundur.

Ambasadori Mull do të punojë me ekipin e presidentit të zgjedhur për të siguruar një tranzicion sa më të suksesshëm që të jetë e mundur”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller në një konferencë për mediat.

Mull së fundmi shërbeu si nënsekretari i shtetit për Çështjet Politike për rreth tre muaj gjatë administratës së parë të Trump, dhe ishte ambasador i SHBA-së në Poloni gjatë mandatit të dytë të Presidentit Barack Obama.

“Transferimi paqësor i pushtetit është një element thelbësor i demokracisë sonë që është jetik për sigurinë e kombit tonë. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme për ne që të zhvillojmë një proces tranzicioni të qetë, efikas dhe profesional”, ka theksuar Miller.

Miller parashtroi gjithashtu prioritetet e politikës së jashtme të administratës Biden për kohën e mbetur në detyrë, duke përfshirë përfundimin e luftimeve në Gazë dhe Liban.

Tranzicioni i pushtetit nga Biden te Trump, Blinken cakton ish-ambasadorin Mull për të mbikëqyrur procesin