RTSH 24 Live

Aktualitet

Transportonin pllaka guri dekorative nga Mali i Tomorrit, nën hetim 3 presona

15/02/2023

Transportonin pllaka guri dekorative nga Mali i Tomorrit, nën hetim 3 presona

Dy administratorë subjektesh dhe drejtuesi i kamionit janë vënë në hetim në Berat, pasi akzuohen se kanë nxjerrë pllaka guri dekorative në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit.

Në gjendje të lirë po hetohen A. Y., 36 vjeç, banues në Berat, për veprën penale "Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura", si dhe dy administratorë subjektesh për veprat penale "Fshehja e të ardhurave", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe "Punësimi i paligjshëm", konkretisht D. L., 29 vjeç, banues në Bogovë, Skrapar dhe M. L., 39 vjeç, banues në Poliçan.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektet e tyre u gjetën pllaka guri dekorative, pa dokumentacionin përkatës, të cilat dyshohet se janë nxjerrë në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit.

Gjithashtu janë kontrolluar 3 mjete ekskavatorë, të cilët u konstatuan në afërsi të disa karierave të përpunimit të gurit, në këtë zonë.

/rtsh.al/