RTSH 24 Live

Ekonomi

Trajtimet në bujqësi, kujdes i veçantë në identifikimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve

22/07/2024

Trajtimet në bujqësi, kujdes i veçantë në identifikimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve

Identifikimi i saktë i sëmundjeve e dëmtuesve në bujqësi ka rëndësi të madhe në mbrojtjen e prodhimit. Agronomi Vasfi Sherifi thotë se ndodh që fermerët të gabojnë në identifikimin e tyre e për pasojë, trajtimi më pas të mos jetë i duhuri, e për rrjedhojë prodhimi të dëmtohet.

Kjo ndodh në disa kultura bujqësore, në pemëtari, ndërsa veçon dhe qepën e domaten ku shpesh herë, dëmtuesit ngatërrohen dhe trajtimi kryhet në mënyrë të gabuar ndaj këshillon fermerët që të konsultohen me specialistët e bujqësisë si dhe tregtuesit e Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve për të identifikuar saktë shkaktarin e dëmtimit.

“Zgjidhja fillohet që nga universitetet të profilit bujqësor, pastaj duhet të vazhdojë me këshillimet, me seminare nga ana e drejtorive të bujqësisë nëpër rrethe. Të shtohen specialistë të fushës”, tha Sherifi .  

Referuar listës së fundit të publikuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, përfshihen 351 preparate të cilat lejohen të importohen dhe tregtohen në Republikën e Shqipërisë dhe 18 që nuk lejohen të importohen por vetëm të tregtohen e përdoren në bujqësi.

Gazetare: Geralda Sali

/rtsh.al/