RTSH 24 Live

Kronika

Tragjike në Berat, makina humb kontrollin dhe përfundon në lumë, humbin jetën nënë e bir

27/06/2022

Tragjike në Berat, makina humb kontrollin dhe përfundon në lumë, humbin jetën nënë e bir

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Berat pranë vendit të quajtur “Ura e re” ku nënë e bir kanë humbur jetën pasi makina me të cilin po udhëtonin ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumë. Policia bën me dije se K.Xh po udhëtonte me mjetin tip Benz në momentin që ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë, e për pasojë ajo së bashku me fëmijën 6-vjeç kanë ndërruar jetë.

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/rtsh.al/